image Shtohen rastet e reja në Francë, kufizime në Paris dhe Marseille

Evropë

Shtohen rastet e reja në Francë, kufizime në Paris dhe Marseille

news image

Vala e dytë e infeksionit me koronavirus ka mbërritur në Europë. Franca është një ndër vendet që po raporton situatën më serioze, transmeton Gazeta Sinjali.

Në 24 orët e fundit janë raportuar më shumë se 13 mijë raste me COVID-19 dhe 43 viktima.

Duke marrë parasysh shifrat e regjistruara në javën e fundit, qeveria franceze ka vendosur kufizime të reja për të frenuar përhapjen e pandemisë. Në Paris ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në hapësira publike, festat e studentëve, baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 22:00. Më të ashpra ishin kufizimet në Marseille, qytet që konsiderohet epiqendër për transmetimin e virusit.

“Këto masa janë të vështira, por ne jemi të bindur se janë të nevojshme. Fillimisht do të mbyllen baret dhe restorantet si dhe të gjitha strukturat e pritjes së publik, përveç rasteve ku zbatohet një protokoll strikt. Vendet kulturore si teatrot, muzetë dhe kinematë do të kenë protokolle strikte shëndetësore dhe nuk do të preken nga urdhri për mbyllje”, u shpreh Oliver Veran, ministër i Shëndetësisë.

Zyrtarët lokalë në Marseille kanë kritikuar vendimin e qeverisë duke e konsideruar atë të pajustifikuar.

Ndërkohë, udhëzime të reja po vendosen edhe në Gjermani. Në Munich, mbajtja e maskave është bërë e detyrueshme në qendër të qytetit, ndërsa grumbullimet janë kufizuar deri në 5 persona.

Gjithashtu, edhe Spanja po lufton valën e dytë të pandemisë dhe për këtë po përdor izolime të zonave ku ka vatra përhapjeje. /Gazeta Sinjali/