image Shtime: Pronari i ndjek hajnat qe i hynë në oborr për të vjedhur, njëri e gjuan me armë

Siguri

Shtime: Pronari i ndjek hajnat qe i hynë në oborr për të vjedhur, njëri e gjuan me armë

news image

Hyrjet e hajnave me forcë brenda shtëpive private, banesave, institucioneve financiare e bizneseve të ndryshme, po u shkaktojnë humbje e pasiguri të mëdha qytetarëve të vendit. Ka edhe raste kur ata kapen në flagrancë nga pronarët e shtëpive, e po ashtu edhe kur përpos qëllimit të vjedhjes, hajnat sulmojnë edhe fizikisht viktimat, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Muzeqine të Shtimes ku dy persona të panjohur që ishin nisur të kryejnë vjedhje u kapën mat nga pronari i shtëpisë.

Sinjali mëson se ankuesi ka rrëfyer gjithë ngjarjen në Polici, duke bërë të ditur se me të parë të dyshuarit, ka filluar t’i ndjek ata duke u kërkuar që të ndalen. Bazuar në dëshminë e tij, njëri nga të dyshuarit është ndalur dhe e ka sharë me fjalë të rënda ankuesin dhe më pas ka shtënë me armë në drejtim të tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje grabitqare në tentativë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/