Një ndër vendet e pakta në botë që kishte arritur t’i rezistojë infektimit me koronavirus, ka regjistruar dy rastet e para pozitive.
Fjala është për Ishujt Marshall.
Qeveria e arkipelagut të Paqësorit njoftoi se dy punëtorë nga SHBA-ja janë infektuar me virus pasi ata mbërritën nga Hawaii, raporton BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Çifti arriti në një fluturim ushtarak dhe që nga momenti kur mësuan se janë infektuar me virusin COVID-19, janë vetizoluar dhe të dy janë raste asimptomatike.
Kujtojmë se, Ishujt Marshall mbyllën kufijtë përsëri në muajin mars për të parandaluar përhapjen e pandemisë. /Gazeta Sinjali/