Numri i të vdekurve në Suedi nga koronavirusi ka kaluar shifrën 4 mijë, kështu ka bërë të ditur Agjencia e Shëndetit Publik e Suedisë.
Të dhënat e publikuara në faqen kanë treguar se janë regjistruar 4029 të vdekur nga COVID-19 në përgjithësi, ndërsa 31 janë regjistruar vetëm në 24 orët e fundit. Po ashtu numri i të infektuarve është rritur për 384 në 24 orët e fundit, duke arritur shifrën totale në 33.843.
Suedia ka marrë një qëndrim të butë në luftën ndaj virusit, duke lënë të hapura shumicën e shkollave, shitoreve dhe restoranteve dhe duke u mbështetur në masat vullnetare të fokusuara në distancën sociale dhe po ashtu higjienën./ Gazeta Sinjali/