image Shteti më i prekur nga koronavirusi në Amerikën Latine shënon mbi 730 viktima për 24 orë

Botë

Shteti më i prekur nga koronavirusi në Amerikën Latine shënon mbi 730 viktima për 24 orë

news image

737 pacientë të prekur me koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Meksikë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në njërin prej vendeve më të mëdha të Amerikës Latine shkoi në 42 mijë e 645, shkruan “Reuters”.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 7 mijë e 573 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 378 mijë e 285 persona.

Qeveria meksikane ka thënë se numri i vërtetë i personave të infektuar ka gjasë të jetë goxha më i lartë se shifra zyrtare.

Meksika është një ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në Amerikën Latine, së bashku me Brazilin dhe disa vende të tjera./Gazeta Sinjali/