image Për 24 orë, koronavirusi ua merr jetën 292 peronave në Meksikë

Botë

Për 24 orë, koronavirusi ua merr jetën 292 peronave në Meksikë

news image

Numri i të vdekurve nga COVID-19 brenda një dite në Meksikë ka arritur shifrën e 292 personave.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në njërin prej vendeve më të prekura në Amerikën Latine shkoi në 52,298.

Për 24 orë, të prekur me koronavirus në këtë vend kanë qenë 4,376 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 480,278, shkruan The Guardian.

Zyrtarët meksikanë thonë se numri real i të prekurve me koronavirus është më i madh sesa shifrat zyrtare.

Në botë, Meksika zë vendin e tretë për nga numri i të infektuarve, pas SHBA-së dhe Brazilit. /Gazeta Sinjali