image Shteti me afër 50 mijë të prekur me COVID-19 nuk ka regjistruar asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Botë

Shteti me afër 50 mijë të prekur me COVID-19 nuk ka regjistruar asnjë viktimë në 24 orët e fundit

news image

Për herë të parë që nga fillimi i marsit, Holanda nuk ka shënuar asnjë viktimë nga pandemia e COVID-19.

RIVM, Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedis në Holandë ka raportuar zero vdekje nga koronavirusi, raporton Reuters.

Holanda raportoi 69 infeksione të reja dhe dy pranime në spital.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend mbetet në 6 mijë e 90 dhe numri i përgjithshëm i personave që kanë testuar pozitivisht është rritur në 49 mijë e 658. /Gazeta Sinjali/