Amerika ka shpallur fundin e Shteti Islamik, mirëpo raportimet e fundit bëjnë me dije se ata po rikthehen.
ISIS sot po numëron më shumë luftëtarë seç kishte në vitin 2014, kur shpalli Kalifatin, transmeton Gazeta Sinjali.
Kryeministri i Kurdistanit irakian, Masrour Barzani në një intervistë për “Atlantic” shprehet se ka të dhëna të shumta se ISIS është i paprekur.
“Është e vërtetë që kanë humbur liderët kryesorë dhe njerëz të aftë, por ata kanë fituar eksperiencë dhe rekrutuar më shumë luftëtarë rreth vetes. Kështu që nuk duhen nënvlerësuar”, u shpreh Barzani.
Lideri i Kurdëve deklaroi se Shteti Islamik sot ka rreth 20 mijë luftëtarë rreth Irakut dhe Sirisë, dyfishin e numrit që kishte në vitin 2014 kur morri kontrollin e territorit në rajon.
Sipas një raporti të fundit të Kombeve të Bashkuara, ISIS ka në dispozicion rreth 100 milionë dollarë rezerva./Gazeta Sinjali/