image Shteti ende s'ka kryeprokuror – Kurti tha se më e rëndësishme ishte të bëhej ai

Politikë

Shteti ende s’ka kryeprokuror – Kurti tha se më e rëndësishme ishte të bëhej ai

news image

Emri i propozuar për kryeprokuror të vendit nuk do të mandatohet nga presidentja Vjosa Osmani, por ajo ende nuk ka bërë një zgjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

Albin Kurti beson se roli i kryeprokurorit të vendit është më i rëndësishëm se ai i kryeministrit. Kreu i qeverisë do të kishte marrë rolin e kryeprokurorit po të kishte mundësi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se më e rëndësishme do të ishte nëse do të ishte bërë kryeprokuror.

Përmes një video të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, faqja zyrtare në Facebook, Kurti thotë se kryeprokuror nuk mundet me u bo, dhe se kryeministër më keni bërë ju.

“Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po unë kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nal s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jam optimist që edhe në këtë pengesë ja dalim bashkë sikurse në të tjerat”, ka deklaruar Kurti.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar, ish-partiakja e Kurtit, Aida Dërguti, ajo tha se për t’u bërë kryeprokuror duhet shumë shkollim, ndërsa për t’u bërë kryeministër nevojiten vetëm vota.

https://www.facebook.com/aida.derguti/posts/pfbid0cEVS8EQtGhnjTtrqqhYwe9yH4e47zAdwDzSAKY7wNddgAwdTZarkc68YHpJ6hdf5l

Gjykata Kushtetuese më 4 korrik i ka shpallur të papranueshme kërkesat e dy kandidatëve për kryeprokuror, Shqipdon Fazliut dhe Armend Hamitit, të cilët kishin kontestuar kushtetutshmërinë e vendimit të 6 prillit 2022 të Këshillit Prokurorial të Kosovës për propozimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Nga Presidenca kishin thënë se ishin duke e pritur Gjykatën Kushtetuese, para se kjo gjykatë, si kontrolli më i lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv, ta shpallte vendimin për ankesat e dy kandidatëve që ishin renditur në pozitën e dytë dhe të katërt në garën për kryeprokuror.

Shqipdon Fazliu dhe Armend Hamiti më 28 prill dhe 6 qershor respektivisht iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se vendimi i KPK-së për përzgjedhjen e Blerim Isufajt i kishte shkelur të drejtat dhe liritë e tyre të garantuara me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, në veçanti Gjermania, e kishin konsideruar befasuese, zhgënjyese dhe shqetësuse, mënyrën se si Këshilli Prokurorial e kishte zgjedhur Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.

Kur Aleksandër Lumezit i përfundoi mandati shtatëvjeçar në prill, KPK e caktoi Besim Kelmendin ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit.

/GazetaSinjali/