image Arifi me akuza të rënda ndaj Kurtit: Do shtrirjen politike në trojet shqiptare për t’i shërbyer propagandës serbe

Politikë

Arifi me akuza të rënda ndaj Kurtit: Do shtrirjen politike në trojet shqiptare për t’i shërbyer propagandës serbe

news image

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka akuzuar rëndë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për sa i përket qasjes së tij në raport me jetën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një reagimi në platformën “X”, Arifi ka thënë se Kurti synon shtrirjen në gjithë trojet shqiptare, me synim, sipas Arifit “t’i ndihmojë propagandave dhe insinuatave serbe ndaj shqiptarëve.

“Për vëllezërit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Kurti nuk ka për qëllim ndryshimin dhe prosperitetin e shqiptarëve në MV. Përndryshe, nuk do të kishte mbështetur fraksione partiake si dhe persona që janë sinonim i pushtetit të kaluar.  Ai synon pushtet më të gjerë (Maqedoni, Lugina dhe Shqipëri) dhe më intensiv e totalitar, pra “Krejt dhe Drejt”. Kurti synon shtrirjen e tentakulave të tij në gjithë trojet shqiptare për t`i ndihmuar edhe propagandave dhe insinuatave serbe ndaj shqiptarëve, sikur se Kosova është vatër e konfliktit në rajon”, ka thënë Arifi.

Sipas tijj, Kurti ka ngarkesa të shumta personale, madje thotë se ësht ëbërë kryeministri i parë shqiptar i paraqitur hapur si “anti-amerikan”, sipas Arifit.

“:Mos harroni, Kurti me historinë dhe ngarkesat e tij personale është bërë Kryeministri i parë shqiptar që është hapur Anti-Amerikan dhe nxit “besimtarët” e tij kundër SHBA-ve dhe interesave perëndimore.  Për krahasim: në Luginën e Preshevës, Kurti po mbështet financiarisht me miliona Euro një parti shqiptare vasale e Beogradit e cila ka histori dekadore të korrupsionit dhe krimit në Luginë. Kështu ka gjetur duarputhës për të shtrirë pushtetin e tij, sepse pushteti i tij i vetëm në Kosovë pothuajse i ka dështuar në çdo aspekt të jetës. “Zajednicën” e pranoi dhe me të kantonizimin e Republikës së Kosovës, dështime në Shëndetësi, Ekonomi, Arsim dhe në gjitha sferat vitale. Është vështirë për momentin edhe pse jemi shumica, por duhet gradualisht të demaskohet “Guru” i sektit që ka sjellë në ekstazë gjithë popullatën dhe do ta shpie atë drejt vetëvrasjes”, ka thënë Arifi. 

/GazetaSinjali/