Ministrat e Jashtëm të G7-tës thanë të premten se ishin “thellësisht të shqetësuar” me pasojat humanitare nga “sulmet e vazhdueshme të Rusisë” kundër popullsisë civile të Ukrainës.
Ata shtuan se do të kërkojnë përgjegjësi për krimet e luftës.
“Ne ritheksojmë se sulmet (pa i kursyer civilët) janë të ndaluara nga e drejta ndërkombëtare humanitare. Ne do të mbajmë përgjegjës ata që janë përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë përdorimin pa kriter të armëve kundër civilëve”, thanë ministrat e jashtëm të G7-të në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.