Tetë shtete amerikane do tu lejojnë përdoruesve patentë shoferin dhe ID-të në Apple Wallet për Iphone dhe Apple Watch.
Arizona dhe Gjeorgjia janë shtetet e para që miratuan funksionin dhe Connecticut, Iowa, Kentucky, Maryland, Oklahoma dhe Utah do ta ndjekin, megjithëse kompania nuk specifikoi një afat kohor.
Tutje bëhet e ditur që pasi të skanojnë ID-në, përdoruesve do tu kërkohet që të lëvizin edhe fytyrën dhe kokën si masë shtesë sigurie.
Përditësimi është një hap vendimtar në planin e Apple për të zëvendësuar kuletat fizike dhe për të ofruar më shumë lehtësi për udhëtarët që duan shërbime pa kontakt fizik raporton Cnbc.
Kompania deklaron se të dhënat e klientit janë të koduara dhe të mbrojtura nga manipulimet dhe vjedhjet dhe se ID mund të shihet vetëm nga pronari.
Lajmi vjen vetëm disa muaj pasi Apple tregoi në Konferencën e Zhvilluesve në Botë në qershor se po punonte për këtë mundësi me Administratën e Sigurisë së Transportit.