Mbretëria e Bashkuar u ka bërë thirrje shtetasve të vet që të largohen nga Rusia.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme britanike, qytetarëve britanikë po ashtu nuk u preferohet që të udhëtojnë për në Rusi.
Çdo shtetas britanik që ka nevojë për ndihmë konsullore duhet të telefonojë Ambasadën Britanike në Moskë, raporton REL.