Një shtetas serb dyshohet se e ka marrë peng një autobus i cili po udhëtonte nga Gjermania në Serbi.
Forcat e shumta speciale kanë zhvilluar një aksion të madh në autostradën A9 në Bayern midis fshatrave Hilpostein dhe Grending, ku u arrestua i dyshuari.
Ngjarja është zhvilluar të martën mbrëma rreth orës 21:30.
Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për pengmarrje dhe nëse i dyshuari kishte pasur me vete një armë.
Por, sipas deklarimeve të policisë, dëshmitarët kishin thënë se 30-vjeçari serb kishte armë me vete dhe se i kishte kërcënuar ata se do t’i vriste të gjithë.
Për ta vënë nën kontroll të dyshuarin policia kishte përdorur “mjete vërbuese”.
I dyshuari kishte sulmuar fizikisht pasagjerët duke mbetur kështu dy persona të lënduar, shkruan Focus.de.
Shoferët e autobusit përkohësisht kishin ndalur sulmuesin, ndërsa ishin liruar pasagjerët tjerë.
Ndërsa më pas në autobus kishin mbetur vetëm i dyshuari dhe tre shoferët.
U vendos një ekip i Policisë për të negociuar dhe autostrada A 9 u mbyll në dy drejtimet.
Pas negociatave u liruan edhe tre shoferët./Gazeta Sinjali/