image “Shtëpia e tmerrit” në Poloni, babai dhe vajza kryenin incest, 3 foshnje të vdekura në bodrum

Botë

“Shtëpia e tmerrit” në Poloni, babai dhe vajza kryenin incest, 3 foshnje të vdekura në bodrum

news image

Opinioni publik në Poloni është tronditur nga zbulimi i “shtëpisë së tmerrit”, ku babai dhe vajza e tij jetonin një lidhje dashurie prej mëse katër vitesh, duke lindur edhe dy fëmijë së bashku.

Incesti në familje u zbulua pasi fqinjët e tyre u alarmuan teksa shihnin babë e bijë të ecnin dorë për dore në fshat, ndërsa më pas në bodrumin e shtëpisë së tyre u gjetën trupat e tre foshnjave të porsalindura të vdekura.

54-vjeçari Piotr Gierasik dhe e bija 20 vjeçe, Paulina, tashmë do të përballen me burgim të përjetshëm pasi akuzohen për vrasje dhe incest.

Eshtrat e foshnjave të mbështjella me qese plastike u zbuluan në varre të cekëta brenda banesës që ndodhet në fshatin Czerniki, në Poloninë veriore.

Dy nga foshnjat i përkisnin Paulinës, thanë hetuesit, dhe nëna e të tretit është motra e saj.

Kolegët e Paulinës në një dyqan ëmbëlsirash në fshatin fqinj Stara Kiszewa kanë treguar për mediat se babai i rruajti asaj kokën që djemtë e tjerë të mos e shihnin apo ngacmonin dhe se ajo e “shihte atë si Zot”.

Referuar arrestimeve më herët, Mariusz Duszyński nga Prokuroria e Qarkut në Gdańsk tha: “Vajza është akuzuar për dy vrasje dhe për marrëdhënie incesti me babain e saj. Burri u akuzua për tre vrasje, për incest me vajzën e tij 20-vjeçare dhe incest me një tjetër vajzë të tij”./A2news

/GazetaSinjali/