image Shtëpia e re luksoze e Ermal Fejzullahut (FOTO)

Bota e Yjeve

Shtëpia e re luksoze e Ermal Fejzullahut (FOTO)

news image

Këngëtari Ermal Fejzullahu njihet si njëri nga figurat e showbizit që bën një jetë luksoze, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai jo rrallëherë publikon foto e video nga pushimet luksoze e nga luksi i përditshmërisë.

Kështu bëri edhe së fundi, kur publikoi shtëpinë e tij të re, në një prej lagjeve të reja më luksoze në vend.

“Shtëpia e re së shpejti”, ka shkruar këngëtari krahas fotografisë së publikuar në InstaStory.

Ermal Fejzullahu prej vitesh është i martuar me Ariana Fejzullahun dhe së bashku kanë katër fëmijë, Artin, Bunën, Erën edhe Anën.

Projekti i fundit muzikor i Ermal Fejzullahut mbetet bashkëpunimi me Yll Limanin. Kënga “As 1 minut”, e publikuar më 25 nëntor të vitit të kaluar, deri tani ka arritur mbi  3 milionë klikime në Youtube.

/GazetaSinjali/