image Shtëpia e Bardhë del me paralajmërim: Amerikanët në Ukrainë të largohen përbrenda 24 ose 48 orëve

Botë

Shtëpia e Bardhë del me paralajmërim: Amerikanët në Ukrainë të largohen përbrenda 24 ose 48 orëve

news image

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, inkurajoi të gjithë amerikanët që mbeten në Ukrainë “të largohen menjëherë”.

Ne duam ta bëjmë të qartë. Çdo amerikan në Ukrainë duhet të largohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe në çdo rast, në 24 deri në 48 orët e ardhshme”, tha Sullivan, raporton CNN.

Ne padyshim nuk mund të parashikojmë të ardhmen. Nuk e dimë saktësisht se çfarë do të ndodhë, por rreziku tani është mjaft i lartë dhe kërcënimi është afër”, tha ai .

Sullivan tha se nëse amerikanët qëndrojnë, ata “po marrin përsipër rrezikun pa asnjë garanci se do të ketë ndonjë mundësi tjetër për t’u larguar dhe pa asnjë perspektivë për një evakuim ushtarak amerikan në rast të një pushtimi rus”.

/GazetaSinjali/