Britney Spears, në të 40-at e saj vendos të sjellë në jetë një bebush të tretë!
Të paturit fëmijë në një moshë relativisht të vonë po bëhet përherë e më e zakonshme, por nëse jeni në prag të një vendimi të ngjashëm me këtë, ç’duhet të dini për lindjen pas të 40-ave.
Çfarë avantazhesh dhe rreziqesh ka shtatzënia në këtë moshë.
Koha biologjike e fertilitetit
Fertiliteti tek gruaja ka një kohëzgjatje të limituar. Vezët e gruas fillojnë të krijohen që kur është në barkun e nënës, dhe depozitohen brenda vezoreve derisa të nisin menstruacionet.
Çdo muaj, një grua humb rreth 400 vezë, dhe kjo vijon derisa të gjitha të mbarojnë, duke bërë të nisë menopauza. Fillimisht, çdo femër ka 4 milion vezë. Humbja e tyre mund të përshpejtohet për shkak të faktorëve si duhani, stresi, pagjumësia, kequshqyerja, lodhja e tepërt, dhe një sërë të tjerash që e bëjnë trupin të humbasë energji për mirëmbajtjen e vezëve.
Avantazhet
1. Mund t’i gëzoheni një jete më të gjatë
Gratë, të cilat sjellin një fëmijë në jetë pas moshës 35- vjeçare kanë një mundësi shumë më të lartë se pjesa tjetër për të jetuar 9 dekada jetë, ndoshta edhe më shumë. Arsyeja? Pa u zgjatur shumë, shtatzënia mundëson një rilindje të trupit të nënës.
2. Kujtesë më e fortë
Hormonet ndikojnë ndjeshëm në trurin tonë, ekzaktësisht estrogjeni dhe progesteroni, të cilat janë përgjegjëse për funksionimin dhe zhvillimin e trurit.
3. Më shumë eksperiencë
Në një moshë të tillë e gjeni veten shumë më të qëndrueshme emocionalisht dhe psikologjikisht. Kështu do të keni më tepër durim në rritjen e fëmijës dhe edukimin e tij.
4. Më të qëndrueshme financiarisht
Me shumë mundësi, pas të 40- ave keni mundur të lini disa para mënjanë, çfarë nënkupton se do përjetoni më pak stres përgjatë shpenzimeve të shtuara. Po kështu, ngritja e një karriere dhe stabiliteti në punë do t’ju falë mundësinë e të shpenzuarit më shumë kohë me fëmijën.
Rreziqet
1. Mundësitë janë të larta për ta dështuar bebin
Me kalimin e viteve, probabiliteti për dështimin e një shtatzënie rritet frikshëm, ku madje pas të 45- ave shkon 50% ose më shumë. Mosha ndikon në pakësimin e hormoneve, funksionimin e ngadaltë të mitrës apo të tjera shqetësime që ndikojnë në fetus.
2. Osteoporozë
Sëmundja në fjalë (prek kockat) kërcënon 2 herë më shumë gratë që sjellin në jetë një fëmijë pas të 35- ave.
3. Lindje e parakohshme
Mundësitë janë të larta që foshnja e një gruaje mbi moshën 40- vjeçare të lindë para kohe dhe nën peshë, transmeton Telegrafi.
4. Diabet gjatë shtatzënisë
I njohur me termin diabeti gestational, sëmundja në fjalë është 74% më shumë e pranishme te gratë që shtatzënia i gjen në/mbi të 40- at.
Së fundmi dëshirojmë të theksojmë se rreziqet e shtatzënisë mund të gjenden në çfarëdolloj moshe.
E rëndësishme është të njihni trupin tuaj, kufizimet e tij dhe të konsultohuni me një specialist përpara se të merrni vendime të tilla madhore.