image Apelon Zafir Berisha: Mos e ndani fjalëkalimin me të tjerët dhe mos pranoni ftesa nga të panjohurit - Sinjali

Apelon Zafir Berisha: Mos e ndani fjalëkalimin me të tjerët dhe mos pranoni ftesa nga të panjohurit

news image

Koordinatori kombëtar për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, i cili është edhe zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka shpërndarë një apel të kësaj ministrie me disa mesazhe për t’u mbrojtur nga rreziqet në internet, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mesin e këtyre mesazheve apelohet që përdoruesit e internetit të mos pranojnë ftesa nga njerëzit e panjohur në rrjete sociale dhe të mos e ndajnë fjalëkalimin e llogarive të tyre me të tjerët.

“Mbrohu nga rreziqet në internet:

  • Mos prano ftesa nga njerëz të panjohur;
  • Mos e ndaj fjalëkalimin me të tjerët;
  • Mos ndaj të dhëna personale”, thuhet në apelin e MPB-së, të cilin e ka shpërndarë Berisha.

Kujtojmë që Berishës i ishte hakuar llogaria e Facebook-ut ditën që ishte emëruar koordinator për Siguri Kibernetike./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin