image Koronavirusi dyshohet se është përhapur në Korenë e Veriut, ekspertët thonë se mund ta shkatërrojë vendin

Botë

Botë/ Koronavirusi dyshohet se është përhapur në Korenë e Veriut, ekspertët thonë se mund ta shkatërrojë vendin

news image

Disa media të huaja kanë raportuar se coronavirusi është përhapur edhe në Korenë e Veriut, mirëpo ekspertët thonë se vendi nuk është i pajisur për ta luftuar atë.

Megjithëse coronavirusi ka infektuar dhjetëra mijëra persona në Kinë, dhe qindra të tjerë në të gjithë botën, Koreja e Veriut ka vendosur të fsheh rastet e prekura nga kjo sëmundje, shkruajnë mediat e huaja.

Burimet e mediave të huaja nga Koreja e Jugut, kanë deklaruar se coronavirusi është përhapur edhe në Korenë e Veriut.

Ekspertët janë të shqetësuar se vendi i varfër, i izoluar mund të shkatërrohet nga sëmundja, tani zyrtarisht e njohur si COVID-19.

“Nuk ka ilaçe të mjaftueshme për vendin, jam me të vërtetë i shqetësuar për ata që përballen me këtë sëmundje”, tha Nagi Shafik, konsulent në Organizatën Botërore të Shëndetit.

Lajmin për rrezikun nga kjo sëmundje e ka konfirmuar edhe UNICEF, në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang.

“Do të jetë e rrezikshme për ta, mund të shkojë kudo”, kanë deklaruar ata./Gazeta Sinjali/