image Shtatë të dyshuarit për trafikimin e 400 kg kokainë dalin nesër para gjykatës

Drejtësi

Shtatë të dyshuarit për trafikimin e 400 kg kokainë dalin nesër para gjykatës

news image

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë ka zhvilluar dje një aksion kundër trafikimit të narkotikëve në Lipjan, i cili rezultoi me konfiskimin e 400 kg kokainë dhe arrestimin e shtatë të dyshuarve, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh se seanca ndaj të dyshuarve do të mbahet nesër duke filluar nga ora 10:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast, policia ka kryer bastisje në disa lokacione të vendit, ku ka gjetur dhe sekuestruar dy revole, një TT dhe një me gaz, 25 mijë e 925 euro para të gatshme, 200 denarë MK, një veturë, 6 telefona celularë, dy laptopë, katër DVR dhe një Hard Disk.

Kokaina e konfiskuar dyshohet se ka ardhur nga Brazili, e fshehur në pakot e produkteve të mishit. /Gazeta Sinjali/