image Shtatë orë pritje për ta kaluar kufirin në Merdare

Kosovë

Shtatë orë pritje për ta kaluar kufirin në Merdare

news image

Bashkatdhetarët tanë që po kthehen nga pushimet në Kosovë edhe këtë mëngjes po përballen me pritje të gjata në pikë kalimet kufitare me Serbinë: Merdarë, Mutivodë dhe te Dheu i Bardhë.

Kjo është bërë e ditur nga raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitarë, transmeton Sinjali.

Sipas raportit, për të dalë nga Kosova nga pikë kalimi kufitar në Merdarë, qytetarë duhet të presin deri në 7 orë, ndërsa kolona thuhet të jetë deri në 1.6 kilometër.

Pritje të gjata ka edhe në Mutivodë dhe te Dheu i Bardhë. Në Mutivodë qytetarët presin deri në një orë e gjysmë, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 60 minuta./Sinjali/

https://www.facebook.com/MPBQKMK/photos/a.986068431557602/1284719438359165/?type=3&theater
https://www.facebook.com/MPBQKMK/photos/a.986068431557602/1284719361692506/?type=3&theater
https://www.facebook.com/MPBQKMK/photos/a.986068431557602/1284719235025852/?type=3&theater