Përderisa të gjithë i njohin vlerat ushqimore të kosit, ka edhe të atillë që nuk i dijnë vlerat tjera që ai posedon, shkruan Gazeta Sinjali.
Vlerat e kosit në fushën e kozmetikës bëjnë mrekulli, në lëkurën e trupit dhe në flokë, shkruan ClassLife, transmeton Gazeta Sinjali.
Hidratues për flokët
Kosi bën të mundur që flokët natyralë të shkëlqejnë, por edhe të jenë gjithmonë të butë. Ekspertët thonë gjithashtu se kosi mund të pastrojë deri në thellësi edhe skalpin dhe të ndihmojë në të njëjtën kohë edhe në luftën kundër rënies. Vetëm kosin natyral përdore çdo javë si balsam pasi t’i kesh larë flokët, mbaje për disa minuta dhe pastaj shpëlaje normalisht.
Për dhëmbë të bardhë
Vendos pak kos në dhëmbë çdo ditë dhe mbaje për disa minuta. Pas pak javësh, do të vëresh diferencën në bardhësinë e dhëmbëve.
Një scrub për trupin
Përzje kosin me pak tërshërë ose sheqer dhe bëj një scrub natyral.
Për djegiet nga dielli
Kosi natyral është mjaft i pasur me zink, i cili ndihmon në kurimin e shpejtë të djegieve të diellit. Vetëm kos natyral, pa asnjë përzierje tjetër në të gjithë pjesën e djegur të lëkurës dhe jo vetëm që do të ulë temperaturën dhe do të sigurojë freski brenda 20 minutave, por edhe do të ndihmojë që djegia të shërohet shumë shpejt.
Maskë për fytyrën
Kosi është një ushqyes mjaft i mirë për çdo lloj lëkure. Maskat me kos, të paktën për 10 minuta, janë ndër më të këshilluarat në botën e kozmetikës. Me çdo lloj përzierje, kosi është është një hidratues i shkëlqyer. Përzieje me mjaltë, me vezë, me portokall etj. dhe rezultatet do të jenë të shkëlqyera.
Scrub për këmbët
Përzje një gjysmë filxhani arra të grira (ose edhe drithëra të tjera gruri apo sheqer) me gati një filxhan kos. Përzieje masën dhe përdore për lëkurën e këmbëve. Do të jetë një pastrim shumë i mirë, por edhe do ta ushqejë shumë lëkurën (yndyra natyrale e arrave është është një zbutës shumë i mirë.)
Duar të buta
Dimri është stina gjatë së cilës lëkura e duarve bëhet e ashpër dhe shpeshherë krijon edhe çarje. Shto një lugë gjelle mjaltë në një gjysmë filxhani me kos dhe me këtë masë lyej duart. Mjalti është një ushqyes natyral shumë i mirë, kështu që do të të ndihmojë që lëkurës t’i kthehet lagështira. Përzierja me kos i jep më shumë butësi lëkurës dhe e mban atë gjithmonë të hidratuar. /GazetaSinjali/