image Vdekja e pacientit në Psikiatri, SHSKUK mban mbledhje të jashtëzakonshme

Shëndetësi

Vdekja e pacientit në Psikiatri, SHSKUK mban mbledhje të jashtëzakonshme

news image

Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka bërë të ditur se sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas njoftimit, pika e vetme e rendit të ditës ka qenë vdekja e pacientit në dhomën e Klinikës së Psikiatrisë.

“Pas diskutimeve, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës. Po ashtu, do të ndërmerren  veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sot, Bordi Drejtues i ShSKUK-së, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte ngjarja e fundit e ndodhur në Klinikën e Psikiatrisë.

Pas diskutimeve, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës.

Po ashtu, do të ndërmerren veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla.

/GazetaSinjali/