Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se inicimi për hetimin e rastit nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për tre zyrtarët e IT-së, është bërë me kërkesë të ShSKUK-së.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo u bë bazuar në raportin e Auditorit të Brendshëm të ShSKUK-së.
“Në lidhje me ngritjen e aktakuzës për tre zyrtarë të IT-së, nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ShSKUK ka ofruar bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Kosovës të cilët i falënderon për bashkëpunim”.
“ShSKUK mbetet e përkushtuar për të parandaluar dhe luftuar çdo keqpërdorim nga kushdo qoftë”, thuhet në njoftim.