Një gjykatë në Rumani ua shqiptoi dënimet 13 personave për zjarrin në një klub nate në Bukuresht, ku mbeten të vdekur 65 njerëz.
Incidenti i vitit 2015 më pas shkaktoi protesta masive.
Gjykata Komunale e Bukureshtit i dënoi të hënën tre pronarët e klubit Colectiv me nga 11 vjet e tetë muaj burgim, për shkak të mungesës së sigurisë së mjaftueshme në lokal.
Klubi u përfshi nga flakët më 30 tetor të vitit 2015, gjatë një shfaqjeje që përfshinte edhe fishekzjarre.
Gjykata dënoi edhe tre persona nga kompania që e furnizoi klubin me fishekzjarre.
Ata u dënuan me burgim nga 10 deri në 12 vjet.
Një zyrtar i qytetit të Bukureshtit dhe inspektorë të zjarrit, që kanë thënë se klubi është i sigurt vetëm pak ditë para zjarrit, u dënuan po ashtu.
Numri i madh i viktimave dhe neglizhenca zyrtare nxitën protesta masive kundër korrupsionit në Rumani, të cilat çuan më pas në dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm, Victor Ponta. /Gazeta Sinjali/