image Shqiptarja Gala Aliaj shpallet fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë

Bota e Yjeve

Shqiptarja Gala Aliaj shpallet fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë

news image

Fituesja e këtij edicioni në spektaklin “The Voice Kids” në Belgjikë është një shqiptare. Ajo është Gala Aliaj, vajza e artistit Robert Aliaj, e cila ishte pretendente kryesore që në nisje të konkurimit të saj në këtë program, duke tërhequr vëmendjen e jurisë dhe publikut.

Në mbrëmjen finale, Gala performoi dy këngë të Elton John duke rrëmbyer kështu vendin e parë.

Gala jeton në Belgjikë, aty ku dhe ka lindur, ndërkohë që ka tërhequr vëmendje me zërin e saj që në audicionet e fillimit, ku anëtarët e jurisë kthenin menjëherë karriget, që në notat e para të këngës. Edhe mediat belge e kanë vlerësuar vokalin dhe talentin e Gala Aliaj./Gazeta Sinjali/