Sandër Pema u arrestua sot nga policia greke, pasi u kap me më shumë se 1 ton kokainë me vlerë 50 milionë euro, është person i njohur për policinë.
Drejtori i policisë greke, gjatë një konference që u mbajt sonte për media, tha se Sandër Pema ishte personi përgegjës për të gjitha detajet për procesin e trafikimit të drogës, nga gjetja e jahtit, ekuipazhit dhe koordinimi i transportit.
Atij i ishte kushtuat edhe një këngë, e publikuar në kanalin YouTube, e cila flet për aktivitetin e tij brenda dhe jashtë burgut, ndërsa thotë se ai do të lirohet, “sepse atë nuk e ndalon askush”.
Pema është një emër me të shkuar kriminale, anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar. Referuar burimeve zyrtare, sasia e drogës e cila u kap sot nga policia greke ishte porositur nga një shtetas arab i cili jeton në Spanjë
Përveç Pemës, nga ky aksion i policisë u arrestuan edhe pesë shtetas tjerë të Shqipërisë./Gazeta Sinjali/