Një 19-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, për shkak se akuzohet për tentativë vrasje të një bashkëmoshatari të tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 prill në një provincë të Bolonjas.
Raportohet se i plagosuri po ashtu ishte me nënshtetësi shqiptare. Dy shqiptarët kanë pasur një sherr mes tyre, shkruan abcnews.
Në kulmin e një mosmarrëveshjeje të shkaktuar me sa duket për shkaqe të kota, i riu i arrestuar sot nxori thikën dhe qëlloi dy herë në këmbë dhe në bark, bashkëmoshatarin e tij.