image Shqiptari thyen këmbën pasi u hodh nga çatia duke i ikur policisë

Botë

Angli/ Shqiptari thyen këmbën pasi u hodh nga çatia duke i ikur policisë

news image

Një operacion nga policia britanike ka vendosur në pranga një shtetas shqiptar pasi zbuluan se kultivonte kanabis në shtëpinë e tij në Yorkshire.

Dritan Hoxha, 38-vjeçar u mundua të arratisej duke u hedhur nga tarraca e banesës, pasi policia rrethoi shtëpinë e tij.

Por nga rënia ai pësoi thyerje të këmbës, duke e bërë më të lehtë për policinë që ta arrestonte.

Ndërkohë në banesën e shqiptarit policia sekuestroi 600 rrënjë kanabisi, të cilat arrinin vlerën e 1 milion paundëve.

Ai kishte krijuar një fermë të sofistikuar për mbjelljen e kanabisit e pajisur me kanale ventilimi dhe sisteme ngrohjeje.

Hoxha i cili ka kaluar ilegalisht në Britani pritet të marrë dënimin prej 30 muajve burg.