Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur me thikë në zonën e njohur si Dionsus në Athinë.
Raportohet se shqiptari ishte në autobus në momentin kur u sulmua nga disa persona të panjohur. Ndërsa, autorët duket se kishin objektiv shqiptarin, pasi as shoferi dhe as pasagjerët e tjerë nuk u lënduan.
Ata u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ndërsa shqiptari u dërgua për në spital, pasi ka marrë plagë në krah dhe këmbë.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve./Gazeta Sinjali/