Në fshatin e lindjes së Suela Saliaj po e përjetojnë me dhimbje lajmin se e reja ka humbur jetën pasi dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti, Renato Muhaj.
Në Graçan të Mallakastrës të afërmit dhe banorët po flasin për ngjarjen që ka ndodhur në Florida.
“Vajzë shumë e mirë, familje nga më të mirat. E morëm vesh nëpërmjet vajzës, ka mbi 15 vite në Amerikë, nuk e njoh djalin, thonë që është nga Mallakastra, sipas të dhënave ai donte që t’i merrte vajzën, ata kishin një ose dy vite të ndarë, po këta femrën e konsiderojnë si plaçkë tregu, shitet e blihet sipas qejfit të tyre, por nuk është ashtu në të vërtetë”, tha njëri nga fqinjët.
“Unë mendoj që shqiptari nuk ndryshon, kudo ku të vejë të njëjtën gjë bën, ajo është vajzë shumë e mirë se vajza e saj kur ishte e vogël luanin bashkë me vajzat e mia”, tha fqinja.
“I ati i çupës ka qenë infermier ata ikën dhe rrinin në Fier”, tha një fqinje.
“”I ati ka qenë infermier, ka punuar dy tre vjet në fshatin tonë, pas kësaj ka ikur në Fier ka punuar në Fier, pasi punoi atje i doli llotaria në Amerikë, kanë gati 20 vite 15-20 këtu vërtitet”, tha një tjetër.
Në fshat shtëpia e familjes Saliaj është e rrënuar. Pas transferimit në Fier, prej gati 20 vjetësh ata jetonin në Shtetet e Bashkuara ku kishte shkuar me llotari amerikane. /TopCHannel/