image Shqiptari përplaset për vdekje nga treni në Itali

Shqipëri

Shqiptari përplaset për vdekje nga treni në Itali

news image

Një person që dyshohet se është shqiptar, është përplasur për vdekje nga treni në Genova të Italisë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në stacionin Bogliasco, rreth orës 20:30, ndërsa po hetohet nëse ka qenë aksidentale apo bëhet fjalë për një vetëvrasje.

Mediat italiane raportojnë se burri u përplas nga treni që po udhëtonte në shina në rrjedhën e sipërme, drejt Sestri Levante dhe i cili më pas ndaloi lëvizjen e tij menjëherë, por përplasja ka rezultuar fatale.

/GazetaSinjali/