image Shqiptari ndryshon emrin për t’u futur në Gjermani, kapet nga policia

Evropë

Shqiptari ndryshon emrin për t’u futur në Gjermani, kapet nga policia

news image

Policia gjermane të shtunën e 14 majit ka hasur në një rast të veçantë, ku u detyrua të kthejë mbrapsht shqiptarin nga kufiri gjerman në Shqipëri, shkruan schwaebische.de.

30 vjeçari kishte marrë ndalim hyrje në zonën Shengen, por kishte menduar t’i shmanget ndalesës duke ndryshuar emrin në Shqipëri.

Edhe pse e kishte të vlefshme pasaportën e re, përmes shenjave të gishtërinjve policia ia zbuloi identitetin e vërtetë.

Kështu, shqiptari me emrin e ndryshuar, të nesërmen fluturoi nga Memmingen në Tiranë.

/GazetaSinjali/