Një shqiptar me shtetësi të Maqedonisë e kishte përpiluar një plan, sipas së cilit ai pasditen e djeshme do të kthehej në Maqedoni me veturën e mbushur me derivate.
Siç njofton Policia, ai ishte ndalur në një pompë të derivateve në magjistralen Ferizaj-Shkup për ta nisur zbatimin e planit. Pasi e kishte mbushur veturën me derivate në vlerë 35 euro, ai ishte larguar me shpejtësi, shkruan Gazeta Sinjali.
Por plani nuk i zgjati shumë, pasi që rreth orës 17:30, Policia e arrestoi atë në pikën kufitare në Han të Elezit dhe është sjellë në stacionin policor.
Ai ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit.
Me vendim të prokurorit kujdestar, Policia ia ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë. /Gazeta Sinjali/