image Shqiptari del me thikë 20 cm në mes qytetit francez dhe ndjek dy persona

Diasporë

Shqiptari del me thikë 20 cm në mes qytetit francez dhe ndjek dy persona

news image

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Metz të Francës, të martën e 19 korrikut rreth orës 20:00.

Sipas një burimi policor, një shqiptar i armatosur me një thikë 20 cm të gjatë ka kërcënuar dy personat të cilët janë përgjigjur me gaz lotsjellësMë pas ai nxori thikën dhe i ndoqi nëpër rrugë.

Teksa ka parë këtë ngjarje një oficer i policisë e ndoqi shqiptarin dhe iu hodh sipër duke mundur ta arrestojë.

Pasi e çarmatosi, polici vazhdoi ta mbante të shtrirë në tokë shqiptarin derisa erdhën përforcimet, shkruan abcnews.

Më pas, oficerët e policisë morën në paraburgim tre personat e përfshirë në përleshje. Një hetim është duke u zhvilluar.

/GazetaSinjali/