image “Shqiptarët për Shqiptarët” - Binjaket Llugani lansojnë këngën dedikim për Thumanën

Bota e Yjeve

“Shqiptarët për Shqiptarët” – Binjaket Llugani lansojnë këngën dedikim për Thumanën

news image

Eulona dhe Erjona Llugani nga fshati Gllanasellë në komunën Drenasit janë dy motra binjake në klasën e shtatë të cilat kanë filluar të merren me muzikë qysh në moshë të vogël.

Pak ditë më parë ato lansuan projektin e tyre më të ri muzikor.

Kënga më e re nga Binjaket Llugani është dedikim për tërmetin e rëndë që ndodhi më 26 nëntor 2019 në Shqipëri dhe titullohet ‘Shqiptarët për Shqiptarët’.

Ndërsa, kënga e parë e tyre e publikuar në ‘Youtube’ ka qenë ‘Banka e Zbrazur’.

Për talentin e tyre në muzikë, Binjaket Lluhani janë pritur në takim edhe nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Laureta thaçi.

Kryetari Lladrovci i ka uruar për këngët e publikuara dhe përgëzuar për vullnetin e tyre në rrugën e suksesit të muzikës. Ndërsa, u ka ndarë edhe nga një dhuratë në shenjë mirënjohje.

Më poshtë mund të dëgjoni këngën më të re të tyre.

/GazetaSinjali/