Shqiptarët në Amerikë të enjten më 16 mars do të protestojnë kundër “presionit ndaj Kosovës” në dialog.
Kështu ka bërë të ditur ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi.
Lushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se udhëheqësit e Kosovës dhe populli i saj nuk guxojnë të lejojnë defuksionalizimin e shtetit.
Ai tutje ka thënë “me Kosovë dhe për Kosovën, për drejtësi, të gjithë bashkë”.
Postimi i plotë i tij:
Të enjten, më 16 mars, krejt shqiptarët e Amerikës kundër presionit ndaj Kosovës.
Udhëheqësit e Kosovës dhe populli i saj, bashkë me ne, nuk guxojmë të lejojmë apo legjitimojmë defunksionalizmin e shtetit të Kosovës.
Gjaku i dëshmorëve të UÇK-së, viktimave dhe puna e miliona shqiptarëve nuk duhet të shkelet.
Të enjten, me Kosovën dhe për Kosovën, për drejtësi, të gjithë bashkë!
Ju lutem shpërndajeni dhe ja bëni share sa më shumë!