image Shqiptarët e Luginës certifikojnë listën për zgjedhjet në Serbi, do të kandidojnë 10 deputetë

Rajon

Shqiptarët e Luginës certifikojnë listën për zgjedhjet në Serbi, do të kandidojnë 10 deputetë

news image

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se është certifikuar lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kamberi njoftoi se nënshkruese të këtij koalicioni janë tri parti: PVD, PD dhe LPD.

Ai njoftoi se në garë për deputetë do të jenë 10 kandidatë.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të  jetë  Lista me numër 16. Me të njejtin numër që morëm pjesë edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020. Me 3 parti nënshkruese PVD, PD dhe LPD. Me 10 kandidatë për deputet nga të tri komunat e Luginës së Preshevës. Me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në të”, ka shkruar Kamberi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

/GazetaSinjali/