image Shqiptarë e serbë të zonave të thella, pa informacione rreth vaksinimit antiCOVID

Shëndetësi

Shqiptarë e serbë të zonave të thella, pa informacione rreth vaksinimit antiCOVID

news image

Shqiptarë e serbë që jetojnë në zona të thella të Kosovës kanë pak informacione rreth procesit të vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19.

Disa prej tyre që i ka vizituar organizata e Kryqit të Kuq muajve të fundit, në qytetin e Kamenicës dhe Ranillugut, refuzojnë të vaksinohen, për shkak të informacioneve të ndryshme që kanë dëgjuar e lexuar në internet, shkruan REL.

Por, ka edhe të tillë që nuk kanë mundësi të udhëtojnë deri te qendrat e vaksinimit.

Ndërkaq, Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 33 pacientë nga Covid-19.

/GazetaSinjali/