Dy futbollistët me prejardhje shqiptare të cilët prekën sukseset e mëdha në stadiumet më të famshme të futbollit në botë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri kanë uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Xhaka në urimin e tij tha se shpallja e pavarësisë është një moment historik dhe krenar për të gjithë qytetarët e Kosovës.
I njëjti shpresoi që në këtë vit të mbizotërojë paqja, progresi, përparimi dhe integrimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare.