image Shqiponja Ahmetaj merr çmimin “Shkencëtarja e vitit” në Vjenë

Diasporë

Shqiponja Ahmetaj merr çmimin “Shkencëtarja e vitit” në Vjenë

news image

Qyteti i Vjenës çdo vit i ndan çmimin „Hedy Lamarr“ një shkencëtareje për arritjet në teknologjinë e informacionit. Në tetorin që shkoi, ky çmim me vlerën 10.000 euro, iu nda Dr. Shqiponja Ahmetajt.

Shqiponja Ahmetaj ishte 18 vjeçe kur u largua nga Shqipëria. Pasi përfundoi shkollën e mesme në Elbasan, iu dha bursë studimi në Universitetin Shtetëror Politeknik të Shën Petersburgut, në Rusi. Kjo i hapi dyert e suksesit vajzës që u rrit nga dy prindër mësues, nga nëna që i vjen nga Kosova dhe babai nga Vuthaj i Plavës e Gucisë. Për ta, largimi i vajzës për në Rusi nuk ishte i lehtë. Por, ata e dinin sa e rëndësishme ishte për të ardhmen e saj një mundësi e tillë për shkollim me cilësi të lartë si ai në Shën Petersburg.

Posa përfundoi studimet Bachelor në Rusi, Shqiponja fitoi një bursë nga Komisioni Evropian për programin „European Master’s Program in Computational Logic“ (EMCL).

Në vitin 2011, ajo nisi studimet Master në Universitetin Teknik ne Dresden të Gjermanisë. Semestrin e dytë e përfundoi në Free University of Bolzano të Italisë. Ndërsa, vitin e dytë të studimeve, Shqiponja zgjodhi të vinte në Vjenë.

/GazetaSinjali/