image Ndërtimi i urës mbi lumin Buna, batuta e Ramës: Mali i Zi ka rroga më të larta, nuk shkon që ta paguajë Shqipëria

Rajon

Ndërtimi i urës mbi lumin Buna, batuta e Ramës: Mali i Zi ka rroga më të larta, nuk shkon që ta paguajë Shqipëria

news image

Një nga marrëveshjet e nënshkruara sot mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në mbledhjen e përbashkët mes qeverive, është edhe ndërtimi i Urës së Bunës.

Kryeministri Rama deklaroi se ura do të shkurtojë në 300 metra distancën mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Në konferencë Rama nuk kurseu as batutat. Ai tha se Mali i Zi ka rroga më të larta dhe se nuk shkon që ta paguajë Shqipëria ndërtimin e saj.

“Unë këmbëngul që Ballkani i Hapur është i domosdoshëm për të jetësuar me një ritëm më të shpejtë të gjitha ato që janë parime dhe kërkesa që burojnë nga procesi i Berlinit. Edhe në këtë samit do të ftohen që të gjithë që të jenë pjesë nuk ka asnjë kundërshtim mes të dyjave. Nuk mund të mjaftohemi me lidershipin e Berlinit që është një proces i Ballkanit por të vëmë qëllime të përbashkëta për idetë . Më vjen shumë mirë që sot kemi firmosur një marrëveshje të rëndësishme për ndërtimin e Urës së Bunës që do të zvogëlojë distancën në 300 metra. Kjo nuk është një marrëveshje e thjeshtë por jetësimi e bazuar në projekt zbatimi. Këtu në Mal të Zi janë rrogat më të larta dhe nuk shkon që ta paguajë Shqipëria urën. Ka nisur punë edhe për gazsjellësin adriatiko-jonian. E fundit që kam por jo nga rëndësia është që ky potencial i jashtëzakonshëm bazohet në një histori kuptimplotë ku e kam thënë dhe njëherë deri në 1945 lëvizej përmes liqenit dhe në arkivën e fotografive ka plot mjete lundruese. Sot ne ende nuk e kemi këtë prandaj kemi vendosur ta hapim rrugën me një jaht të kryeministrit të Malit të Zi që nëse na mban të dyve do shkojmë në Shqipëri. I vetmi fakt që nuk ka ndodh edhe Dritanit ajo që ndodhi me Petraq Milon është se Dritanit i njihet krifa e luanit dhe e njohin, dhe dua të falënderoj se që në momentin e parë e ka telefonuar profesorin dhe i ka kërkuar ndjesën dhe e gjithë kjo është bërë me gjentilesë e urtësi maksimale. Këto janë raste që ndodhin por që shërbejnë si burim frymëzimi,” tha Rama.

/GazetaSinjali/