image Shqipëria paralajmëron vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç

Shqipëri

Shqipëria paralajmëron vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç

news image

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka paralajmëruar se mund të ketë ulje të moshës së vaksinimit.

Manastirliu tha se Komiteti i Vaksinimit ka rekomanduar vaksinimin e fëmijëve deri në 16 vjeç, po ashtu injektimin e dozave dhe te fëmijët plus 12 vjeç që kanë sëmundje të tjera.

Kanë rekomanduar dhe uljen e moshës për vaksinimin, kanë rekomanduar dhe vaksinim plus 12 për fëmijët që kanë probleme shëndetësore. Këto rekomandime Komitetit të Vaksinimit do të diskutohen ditën e nesërme dhe do të ketë një vendim të Komitetit të Ekspertëve për përgjigjen ndaj Covid-19”, tha ministrja para gazetarëve.

Ajo tha se vaksinimi është arma e vetme kundër Covid-19./Gazeta Sinjali/