image Ministrja e Arsimit: Deri në shtator do të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit në Kosovë

Arsim

Ministrja e Arsimit: Deri në shtator do të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit në Kosovë

news image

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka raportuar sot në Komisionin për Arsim, shkruan Gazeta Sinjali.

Para anëtarëve të këtij komisioni parlamentar, Nagavci deklaroi se deri në shtator do të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit në Kosovë.

Ajo është shprehur se kjo do të bëhet me qëllim që mësimi të fillojë me prezencë fizike në objekte shkollore.

Megjithatë, ajo thotë se ministria që ajo udhëheq do të jetë e gatshme edhe për format e tjera të procesit mësimor.

“Synimi jonë është që të vazhdojmë me prezencë fizike. Është një hap i mirë që ka filluar vaksinimi i mësimdhënësve dhe në shtator do të kemi të vaksinuar të gjithë mësimdhënësit. Besojmë se do të jetë me prezencë fizike në shkolla, por do të jemi të gatshëm edhe për forma të tjera”, ka deklaruar ajo.

E para e Arsimit bëri të ditur se kanë gati katër projektligje, të cilat synojnë t’i dërgojnë për miratim në Kuvend.

Nagavci tha se shumë shpejt do të emërohet bordi i Universitetit të Prishtinës./Gazeta Sinjali/