image Shqipëria: Pa Kosovën as ne nuk marrim pjesë në Kampionatin e Boksit në Serbi

Sporte Luftarake

Shqipëria: Pa Kosovën as ne nuk marrim pjesë në Kampionatin e Boksit në Serbi

news image

Ende nuk dihet nëse ekipi i boksierëve të Kosovës do të marrë pjesë në Kampionatin e Boksit që po organizohet në Serbi.

Gazeta Sinjali më herët raportoi se ky ekip është kthyer në Prishtinë pas ndalimit që iu bë në kufi shkaku i simboleve shtetërore të Kosovës.

Ata janë në kontakt me zyrën e AIBA-s dhe komunitetin ndërkombëtar

Ata na kanë thënë se do të flasin me autoritetet serbe dhe derisa të marrim përgjigje po presim këtu në kufi”, tha Latif Demolli, sekretari i përgjithshëm i federatës së boksit të Kosovës.

 Mirëpo, nëse Kosova mer përgjigje negative atëherë as Shqipëria nuk do të marrë pjesë në këtë kampionat.

Nelson Hysa, kapiten i ekipit, tha për REL se, kryetrajneri i ekipit, Zef Gjoni u ka thënë përfaqësueseve të Federatës Botërore të Boksit se do të tërhiqen nga gara nëse nuk merr pjesë Kosova.

Ne aktualisht jemi në Beograd, por nëse nuk vjen Kosova, do kthehemi në Shqipëri”, tha Hysa. /Gazeta Sinjali Sporti/