image Ekipi i Kosovës kthehet për Prishtinë pasi nuk i lejua hyrja në Serbi për shkak të simboleve shtetërore - Sinjali

Ekipi i Kosovës kthehet për Prishtinë pasi nuk i lejua hyrja në Serbi për shkak të simboleve shtetërore

news image

Gazeta Sinjali Sporti ka raportuar më herët se Ekipi i Boksit të Kosovës i është ndaluar hyrja në Serbi për shkak të simboleve shtetërore në fanellat e tyre.

Për Gazetën Sinjali, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli ka thënë që ekipi është kthyer në Prishtinë.

Ai ka thënë se do të kthehen për pak kohë, për të pushuar dhe për të pritur vendimin pasi AIBA ka nisur tashmë punën që Kosovës t’i lejohet hyrja në Serbi dhe të garojë me të drejta të plota.

Për pak do të kthemi në Prishtinë, po vijmë për të pushuar tani do të kthehemi nëse na lejohet të përfaqësohemi me simbolet tona”, u shpreh ai. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin