Situata nga pandemia vijon të jetë e qëndrueshme në Shqipëri dhe këtë e tregojnë shifrat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Për të gjashtën ditë radhazi nuk është shënuar asnjë person i vdekur nga koronavirusi.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë kryer 1881 testime dhe kanë rezultuar 5 persona pozitivë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive./Gazeta Sinjali/