image Shqipëri/ Karkaleci i kuq dëmton mbi 2600 hektarë të mbjella
[wp-story id="814678"]

Shqipëri

Shqipëri/ Karkaleci i kuq dëmton mbi 2600 hektarë të mbjella

news image

Më shumë se 2 mijë e 600 hektarë të mbjella janë dëmtuar nga karkaleci i kuq në disa zona të Shqipërisë.

Arshi Krasniqi, fermer nga fshati Kote i Vlorës, kishte mbjellë jonxhë në këtë parcelë. Mbi gjysma e prodhimit është dëmtuar, teksa shpejtoi të sigurojë gjysmën tjetër duke e kositur. 

Karkaleci nuk mund të luftohet në këtë fazë. Drejtori i sapoemëruar i Autoritetit Kombëtar Veterinar dhe i Mbrojtjes së Bimëve, tregon për A2 se ndërhyrja duhet të ishte kryer më herët. 

“Jemi në fazat e fundit, karkaleci do të ngordh për pak ditë. Nuk bëjmë spërkatje nga ajri, pasi nuk ka efektivitet në këtë fazë”. 

Karkaleci i kuq është i pranishëm në vendin tonë që prej vitit 2014. Zhdukja e tij është e pamundur, ndërsa parandalimi kërkon vetëm pak vullnet.

Siç kemi ngritur mekanizmat për parandalimin e sëmundjeve të kafshëve, do të ngremë edhe strukturat për bimët, nuk ka zgjidhje tjetër”, shkruan a2cnn.

Dëmet më të mëdha regjistrohen në Lushnje me 1 mijë e 600 hektarë të prekur, ndjekur nga Elbasani me 700 hektarë.

/GazetaSinjali/