image Për tri ditë në Emergjencë kërkuan ndihmë mjekësore 560 qytetarë - Sinjali

Për tri ditë në Emergjencë kërkuan ndihmë mjekësore 560 qytetarë

news image

Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka trajtuar qindra pacientë në tri ditët e fundit të javës së shkuar.

Bazuar në të dhënat për datat 1, 2 dhe 3 prill 2022, aty kanë kërkuar trajtim mjekësor 560 qytetarë.

Në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) kanë marrë shërbime mjekësore 126 pacientë.

Në Dhomën e Shërbimit Ortopedik për tri ditë janë trajtuar 104 pacientë.

Si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ndihmë mjekësore kanë kërkuar, sipas raportit të punës, 35 persona.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: